Ndersa plasin skandalet, sufllaqexhinjtë sulmojne Korcablog.com

KorcaBlog.com përgjatë 2-javëve të fundit është përballur me një valë të koordinuar raportimesh në Facebook, të cilat, synojnë të kufizojnë shpërndarjen e postimeve që lidhen me protestat dhe zhvillimet politike në vend.

“Kjo është një përpjekje për të mbyllur gojën e medias që pasqyron protestën dhe ngjarjet që të tjerët nuk duan t’i shohin qytetarët ndersa mediat e tjera njihet si partnere mediatike te qeverise dhe pushtetit lokal.

Korcablog.com do të vazhdojë të publikojë informacion dhe pamje nga terreni, duke theksuar se raportimet në rrjetet sociale nuk do ta ndalojnë punën .

Liria e shprehjes dhe pluralizmi i informacionit janë shtylla të çdo demokracie. Edhe zërat e protestës hasin pengesa në Facebook ku raportohet per video te fshira dhe pas 20 orësh “heshtje”, postimet u zhbllokuan dhe po shpërndahen rresht