Amadou Diallo është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Sulmuesi 23-vjeçar vendosi që të largohej nga portugezët e Oliveirense, për të nisur një aventurë të re në “Abissnet Superiore”. Me klubin korçar, ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Amadou Diallo zyrtarisht bardhekuq. 23-vjeçari luan si sulmues i majtë, është produkt i akademisë së West Ham United. Debutimi i tij me Newcastle në Premier League kundër Chelsea-t, si dhe eksperiencat te Bordeaux e Oliveirense, konfirmojnë cilësinë e lartë që ai do t’i shtojë repartit ofensiv.
Suksese ❤️🤍
