Tronditet Elbasani/ Të shtëna me armë brenda një lokali, 3-të plagosur…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm. Sipas të dhënave të para, ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambientit të një lokali në lagjen “Banesa”.

Si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndersa Janë identifikuar tre personat e mbetur të plagosur . Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç.

Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

“Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit”.