Një djalë në Angli e një në Greqi doktor/ Flet Komshiu Korçar i 66-vjeçarit që u dogj në makinë….

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Korçë, ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të përfshirë nga flakët. Një nga komshinjtë e e tij e përshkruan viktimën si një njeri të qetë dhe pa probleme me të tjerët.

Jemi komshinj. Njeri më të rregullt nuk bën nëna. Ndonjë konflikt nuk di të ketë ai. Në shtëpi ishte shumë i rregullt. Konflikte nuk kishte. Jetonte me gruan, me Vjollcën. Për brenda familjes nuk di të them. Ishte pensionist, kishte dy djem, një në Angli dhe tjetrin doktor në Greqi”, u shpreh një prej fqinjëve të tij.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshimet paraprake janë se 66-vjeçari i ka vënë vetë flakën automjetit.