Grevë në doganën greke, Kapshtica mbyllet në ketë datë…

Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur të hënën (27 korrik) nga ora 05:00 deri në 10:00. Shkak është greva e punonjësve të doganës greke. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve.

Njoftimi i plotë

Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–10:00, ditën e hënë, më 27 korrik.