Mediat franceze po i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh në Shqipëri. Në një reportazh të gjatë, ato përshkruajnë protestat në Tiranë si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare që nga rënia e komunizmit, duke sjellë historitë e qytetarëve që dalin çdo mbrëmje në shesh për të kërkuar ndryshim.
Nga të rinjtë te pensionistët, nga familjet te emigrantët që ndjekin zhvillimet nga larg, reportazhi pasqyron pakënaqësitë për korrupsionin, koston e lartë të jetesës, emigracionin dhe projektet e debatueshme në Sazan e Zvërnec.
Sipas medias franceze, ajo që po ndodh në Shqipëri nuk është më vetëm një çështje e brendshme, por një histori që po tërheq vëmendjen edhe përtej kufijve të vendit.
