Përcillen me vezë, mllef e policë/ Ja si hyjne e dalin ne pune deputetet socialistë….

Ndersa ka mbaruar seanca parlamentare qytetaret që protestonin jashtë kuvendit, kanë goditur me vezë makinat e deputetëve. Dhjetëra persona kanë rrethuar makinat duke i qëlluar me vezë dhe shishe uji duke sharë dhe ofenduar deputetët që udhëtonin me këto mjete.

Këto akte kanë provokuar menjëherë reagimin e policisë që siç shihet në pamjet më poshtë, ka reaguar menjëherë duke goditur me shkopinj gome protestuesit.

Situata e krijuar në qendër të Tiranës duket e tensionuar, ndërsa tashmë deputetët socialistë duhet të kenë kujdes të dalin në rrugë, pasi qytetarët duken të irrituar dhe i presin me vezët gati.