‘I la te gjithë me gisht në gojë’ /Dash Shehi: Protestuesit janë Evropa, merrni flamurin e BE-së, ju jeni Perëndimi

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së deklaroi se do të vazhdojë t’i mbështesë protestat, edhe pse, sipas tij, mes protestuesve mund të ketë persona me bindje të ndryshme politike.

“Unë i kam mbështetur protestuesit dhe do të vazhdoj t’i mbështes. Ju duhet të merrni një flamur të madh të Evropës, sepse ju jeni Evropa. Ju jeni rinia e Shqipërisë, ju jeni Perëndimi”, u shpreh Shehi.

Duke komentuar edhe investimet e huaja në vend, ai tha se do të preferonte që ato të vinin nga shtete si Gjermania, Austria dhe Holanda, duke theksuar se Shqipëria duhet të orientohet drejt Perëndimit.

“Do të doja që investimet të ishin gjermane, austriake e holandeze. Paratë duhet të vijnë nga Perëndimi, jo atje ku çojnë depozitat këto në Gjirin Persik e Dubai”, deklaroi ai.

Në përfundim, Shehi u shpreh se qëndrimet e tij i shpreh për qytetarët, duke shtuar: “Kush do të më dëgjojë, të më dëgjojë. Kush s’do, s’do.”