Protesta vazhdon në Korçë, qytetarët në unison me protestuesit e Tiranës

Qytetarë të Korçës janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në protestën e radhës, duke vijuar mobilizimin e tyre në qytet. Të mbledhur pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, protestuesit kanë shprehur qëndrimet e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe mesazheve drejtuar institucioneve.

Ata deklaruan se synimi i tyre është të mbajnë gjallë zërin e qytetarëve dhe të kërkojnë që shqetësimet e tyre të dëgjohen nga autoritetet, ndërsa theksuan se qëndrojnë në mbështetje dhe në unison me protestën që po zhvillohet në Tiranë.

Pjesëmarrësit bënë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se angazhimi i tyre do të vijojë deri në largimin e qeverise.