Banoret 35-vite pa ujë në Zvezdë/ Bashkia Maliq sqaron situatën: “Investimin për ujësjellësin e financon UK Rajonal Korçë

“Mbi ujësjellësin e Zvezdës”

Investimi për ujësjellësin e Zvezdës në Nj.Ad.Pojan është kërkuar nga Bashkia Maliq dhe aktualisht sipas UKK Korçë sha ai ndodhet në proces zbatim.

Duam të sqarojmë komunitetin se ky investim po realizohet dhe financohet nga Ujësjellës Kanalizime Rajonale Korçë sh.a., ( e jo nga Bashkia Maliq ) institucion i cili ka në administrim dhe përgjegjësi funksionimin e sistemit të ujësjellësit të fshatit Zvezdë.

Shqetësimi i banorëve lidhur me furnizimin me ujë është plotësisht i kuptueshëm dhe legjitim. Bashkia Maliq ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e këtij investimi dhe është në komunikim të vazhdueshëm me institucionin përgjegjës, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të punimeve dhe vendosjen në funksion të plotë të sistemit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm, në interes të komunitetit të fshatit Zvezdë reagon Bashkia Maliq.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.