Një tjetër moment pikant nga protesta e 63-të kombëtare në bulevardin para kryeministrisë, ku morën pjesë mijëra qytetarë shqiptarë, përfshi edhe Diasporën, ishte prezenca si zakonisht e deputetes Marjana Koçeku.
E njohur edhe si “Neomalësorja”, ish-deputetja socialiste u pa në shesh bashkë me masën e madhe të qytetarëve, në mbështetje të tyre për realizimin e qëllimeve të vendosura si; ndryshimi i sistemit politik, ndryshimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Më tej ajo iu bashkua edhe marshimit të protestuesve në bulevard.

