Hero në qiell/ Mjeku shqiptar shpëton jetën e një pasagjeri gjatë fluturimit Tiranë–Londër

Gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës, një pasagjer pësoi probleme serioze shëndetësore, duke shfaqur simptoma si marrje mendsh, të vjella, dhimbje abdominale dhe dobësi të fortë.

Fatmirësisht në bord ndodhej Dr. Kristo Papa, i cili reagoi menjëherë.

Në bashkëpunim me ekuipazhin, ai i dha ndihmën e parë dhe për më shumë se tre orë monitoroi gjendjen e pacientit, duke e mbajtur të stabilizuar deri në uljen e avionit në aeroportin Luton, ku ai iu dorëzua ekipit mjekësor.

Një tjetër shembull se mjekët shqiptarë janë në shërbim të jetës, kudo që ndodhen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.