Lëkundjet tronditin Elbasanin, termeti ndihen fort në qytet

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në zonën e Elbasanit. Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 16:28 me orën lokale, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 4 kilometra në jug të Elbasanit.

Sipas të dhënave nga qendra ESMC, lëkundja sizmike ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash. Për shkak se epiqendra ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë Elbsanin. Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi një magnitudë e tillë është e zakonshme dhe nuk paraqet rrezik.

Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.

Kujtojmë që edhe disa ditë më parë, një tjetër tërmet goditi rajonin e Elbasanit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.