Avokatja: “Plane cinike për të zhdukur Maliqin, maskat e Peleshit dhe Pendavinjit po bien”

Juristja Brizilda Gjikondi ka reaguar ashpër ndaj propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Maliqit dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Korçës, duke e cilësuar këtë proces një padrejtësi ndaj banorëve të zonës. Sipas saj, Maliqi është një nga bashkitë më të mëdha në vend dhe nuk meriton të humbasë statusin e tij administrativ.

Maliqit i bënë pabesi me shkrirjen. Është bashkia e 14-të në Republikë. Banorët janë njerëz të qetë dhe të duruar, e puntore por kjo nuk do të thotë se mund të anashkalohen,” u shpreh Gjikondi.

Ajo kritikoi edhe drejtuesit politikë të qarkut, duke përmendur deputetët Niko Peleshi dhe Ilir Pendavinji , për mënyrën se si e trajtuan kete zone…

“Nuk e kuptoj si mund të merret një vendim i tillë pa pyetur banorët e Maliqit dhe më pas të kërkohen sërish votat e tyre. Politikanët nuk mund të flasin për moral e përfaqësim, ndërkohë që nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve,” deklaroi ajo.

Gjikondi shprehu bindjen se reforma nuk do të kalojë në formën e propozuar, ndërsa shtoi se debati i krijuar po u tregon qytetarëve fytyrën e vërtetë të klasës politike. Nuk është një reformë për zhvillim, por një përpjekje për ta zhbërë Maliqin. Janë plane cinike, mediokre dhe taktika për mbijetesë personale e politike, të ndërtuara pa respektuar vullnetin e qytetarëve.

Shqiptarët po ju njohin çdo ditë e më shumë përtej maskës dhe qetësisë së shtirur. Ka ardhur momenti kur fasada po bie dhe fytyra e vërtetë e politikës po çiret e po del në pah…