Prekëse! Babai i tre fëmijëve humbi jetën në minierë, sot përcillet për në banesën e fundit

Ilir Kolaveri, 40-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në minierën e Tërnovës në Klos, la pas dhimbje të thellë dhe një familje të shkatërruar. Babai i tre fëmijëve të mitur, dy djemve dhe një vajze, nuk do të mund t’i shohë më të rriten, pasi humbi jetën gjatë punës, pasi u rrëzua në galeri dhe më pas u zu poshtë nga një masiv kromi.

Trupi i tij u nxor nga galeria pasditen e së shtunës, pas një operacioni të vështirë kërkim-shpëtimi.

Këtë të hënë, familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit 40-vjeçarit, ndërsa dhimbja për humbjen e tij mbetet e pamasë.

Lidhur me aksidentin fatal, Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të kompanisë minerare, Përparim Koçi, i dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe mosmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë dhe për të përcaktuar përgjegjësit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.