Bie TCh /Tvklan kryeson televizionet shqiptare, sa fituan mediat më të mëdha në 2025

Janë publikuar të dhënat më të fundit mbi performancën financiare të televizioneve shqiptare për vitin 2025, të përpunuara nga revista ekonomike Monitor, bazuar në bilancet e dorëzuara nga kompanitë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas renditjes, TV Klan vijon të mbajë vendin e parë për nga të ardhurat, me 2.3 miliardë lekë, duke ruajtur pozicionin si televizioni më i madh në vend.

Në vendin e dytë renditet Top Channel, me 1.95 miliardë lekë të ardhura.

Pesëshja plotësohet nga:

Vizion Plus – 655 milionë lekë

ABC News – 376 milionë lekë

Report TV – 309 milionë lekë

Raporti tregon se TV Klan dhe Top Channel vazhdojnë të dominojnë tregun televiziv shqiptar, duke gjeneruar së bashku rreth 63% të të ardhurave të televizioneve kryesore në vend gjatë vitit 2025.

Në total, të ardhurat e televizioneve kryesore shqiptare arritën në rreth 6.8 miliardë lekë, ose afro 70 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.