Festa e Lakrorit në Polenë, e zhvilluar më 7 gusht, nuk po komentohet vetëm për traditën, gatimet dhe atmosferën festive, por edhe për çmimet që janë përmendur në rrjetet sociale.
Në komentet e qytetarëve është përmendur shifra 3000 lekë të rinj për një lakror, një shumë që ka shkaktuar reagime dhe ironi në rrjet.
Atëherë lind edhe pyetja: a mjafton ndihma sociale mujore për të blerë një lakror në festën e lakrorit?
Për shumë familje, 3000 lekë nuk janë një shumë e vogël. Ndaj, festa tradicionale, e cila synon të promovojë gatimet dhe mikpritjen e zonës, është kthyer në objekt diskutimi për koston e pjesëmarrjes.
“3000 lekë një lakror?” është pyetja që po qarkullon në rrjet, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë transparencë për çmimet e produkteve të shitura gjatë aktiviteteve publike.
Festa e Lakrorit në Polenë synon të ruajë një prej traditave më të njohura të zonës së Korçës. Por këtë vit, përtej shijes së lakrorit, duket se në qendër të vëmendjes ka hyrë edhe çmimi i tij.
Ndihma sociale në xhep dhe lakrori në tavolinë – të dyja me nga 3000 lekë?
