Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Korçën këtë pasdite, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Pas krimit, policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar nga vendngjarja.
Përforcime të forcave të policisë janë angazhuar në operacion, ndërsa forcat speciale kanë mbërritur me helikopter në Korçë për t’iu bashkuar kërkimeve.
Kontrollet po zhvillohen në disa zona, ndërsa efektivët po punojnë për lokalizimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vrasja ka shkaktuar panik dhe tronditje te banorët, ndërsa qyteti vijon të jetë nën masa të shtuara sigurie.
