Protestat hyjnë në ditën e 77-të, Koçeku: “Ka lindur një kulturë e re politike”

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat masive antiqeveritare, të cilat vijojnë prej 77 ditësh në vend. Sipas Koçekut, protestat kanë ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit qytetar se e mira publike dhe ajo e përbashkët u përkasin të gjithëve, duke e vendosur qytetarin në rolin e protagonistit dhe jo të spektatorit.

Deputetja, e cila pak muaj më parë u largua nga GPS, ka thumbuar gjithashtu reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe të përfaqësuesve të tjerë të kësaj force politike. Sipas saj, protestat kanë nxjerrë në pah një dallim të fortë mes asaj që ajo e konsideron një kulturë të re politike dhe politikës së vjetër, të cilën e akuzon se përqesh qytetarët dhe refuzon t’i dëgjojë.

“77 ditë protestë u deshtën për me mbjellë çka politika e 35 viteve as nuk ka mujtë, as nuk ka dashtë: vetëdijen se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve dhe se qytetari nuk asht spektator, por protagonist i vendit të vet.

77 ditë protestë për me kriju nji manifestim të ri politik. Për me tregu se pjesëmarrja qytetare, morali publik dhe përgjegjësia nuk janë veç fjalime retorike, por qëndrime dhe thelb i njeriut si pjesë e komunitetit dhe vendit ku jeton.

Kaq shumë e kaq pak kohë për me shfaqë dallimin e thellë mes brezit të ri dhe politikës së vjetrueme. Njani po zgjohet e po dëshmon nji kulturë të re; tjetri vazhdon me e përqeshë qytetarin e me refuzu me e ndigju”, shkruan Koçeku.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.