Atmosfera në natën e fundit të Festës së Birrës në Korçë u ngrit në maksimum me ngjitjen në skenë të grupit Three Dots. Me ritmet e këngëve të tyre dhe energjinë e veçantë që i karakterizon, artistët arritën të ndezin publikun në Polin e Eventeve në Drenovë, duke e kthyer skenën në një prej momenteve më të komentuara të mbrëmjes.
“Na çmende fare” ishte një prej reagimeve që përshkroi atmosferën e krijuar, ndërsa publiku këndoi dhe kërceu së bashku me artistët.
Three Dots ishte pjesë e programit të natës së pestë të edicionit të 20-të të Festës së Birrës, së bashku me Rilind Alimanin dhe Dafina Zeqirin.
Por performanca e Three Dots ishte padyshim një nga ato momente që e ngritën temperaturën e festës: muzikë, duartrokitje dhe një publik që nuk u ndal së kërcyeri. 🍻🔥
