Personi që shikoni në foton e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, është portugezi, Luis Miguel Varela Mendes i cili u vra në Ksamil. Hetimet për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil kanë zbardhur një dinamikë më të gjerë të ngjarjes, ku sipas të dhënave të deritanishme përfshihen klientë, kamerierë, truproja dhe punonjës policie. Për rastin janë arrestuar 11 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
21-vjeçari kishte ardhur për pushime në rivierën shqiptare me një agjenci turistike të huaj, si pjesë e një grupi të rinjsh nga Portugalia dhe Franca. Konflikti nisi në klubin e natës “La Guerre”, pjesë e kompleksit “Principotes”, dhe dyshohet se shkak ishte një vajzë.
Sipas të dhënave të hetimit, David Heurtevent ishte personi që u konfliktua fillimisht me turistin dhe e goditi me grushte. Më pas në përplasje u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit të lokalit.
Hetuesit dyshojnë se Sokrat Lipan alias Vata e ka nxjerrë 21-vjeçarin jashtë klubit, drejt shezlongëve të beach bar-it “Paradise”, ku më pas e ka goditur me thikë për vdekje.
Para grupit hetimor, Vata ka dhënë një tjetër version për armën e krimit. Ai ka deklaruar se thika i përkiste turistit portugez dhe se gjatë konfliktit ia kishte marrë nga dora. Ky pretendim po verifikohet nga hetuesit në kuadër të rindërtimit të plotë të dinamikës së ngjarjes.
Pas krimit, Vata dyshohet se është ndihmuar të largohej nga Moisid Matushaj, efektiv policie që punonte gjithashtu si truprojë në kompleks. Sipas hetimeve, Matushaj e transportoi me automjet deri në qendër të Ksamilit dhe më pas u kthye në lokal.