Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambientalisti i njohur Sazan Guri ka bërë publik një incident të pazakontë të ndodhur në Sarandë, ku librat e tij ishin vendosur pranë Muzeut Arkeologjik të Sarandës, nën një basoreliev kushtuar figurave të së kaluarës shqiptare, janë hedhur në det.
Guri tregon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe se autorët kanë marrë librat, veçanërisht ato që trajtojnë gjuhën shqipe, duke i hedhur në det njëri pas tjetrit.
“Më mirë të më kishin vrarë, sesa të shikoja librat në det”, mesohet të jetë shprehur Guri. Gjithashtu ai shkruan edhe për peshkatarin që i nxori librat nga deti “një peshkatar me shpirt sarandioti e shqiptari zhytet e i nxjerr të thahen”.
Ambientalisti falënderon kryetarin e Bashkisë së Sarandës, duke deklaruar se pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje dhe personi i dyshuar është kapur. Guri pretendon gjithashtu se autori ka vepruar i paguar nga persona të tjerë, por ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.


