Flasin simpatizantët pas takimit me Ramën në Pogradec: “Na priti shumë mirë, zoti e bekoftë!

Simpatizantët e kryeministrit Edi Rama kanë folur për gazetarët jashtë vilës qeveritarë në Pogradec, pas pritjes që ju bëri ky i fundit. Njëra prej tyre e cilësoi si kënaqësi të veçantë takimin me Ramën dhe tha se ka besim se problemet e saj do të marrin zgjidhje.

“Ishte kënaqësi dhe rast i veçantë që takova kryeministrin. I tregova për problemet e mia dhe tha se do të interesohet. Bëra dhe fotografi, kemi një kryeministër artist. Mendoj se do të mi zgjidhë problemet. E kemi strategun e Shqipërisë dhe kombit”, u shpreh ajo.

Halim Bufi, një tjetër simpatizant i zjarrtë i kreut të qeverisë tha se i kishte shprehur shqetësimin për një shtëpi në Yzberisht të Tiranës, ndërsa shtoi se ishte shumë i lumtur që arriti të takohej ballë për ballë me Ramën.

“Vajta e përqafova kryeministrin, na priti shumë mirë. Ato probleme që kishim ne do të na i zgjidhë. Kërkesa ime ishte për shtëpinë në Yzberisht të Tiranës. A e pashë atë njëherë ka mbaru për mua. Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Shumë me zemër të madhe na priti. Zoti e bekoftë. As më interesojnë hiç komentet”, tha Bufi.

Një tjetër i moshuar shprehu po ashtu gëzimin pas takimit me Ramën, ndërsa në një moment i referohet si president.

“Aq gëzim të madh ndjeva. Besoj se e zgjidhi problemin. Ndjej kënaqësi që u takova me presidentin. Atij ju bëftë mbarë dhe lumturi”, u shpreh ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.