Top Channel ka konfirmuar se moderatorja Grida Duma do të vijojë që të drejtojë emisionin Top Story. Lajmin e ka dhënë vetë televizoni ku në Instagram ka postuar promon e emisionit i cili nis nga e hëna e 7 shtatorit.
Edhe pse kohët e fundit u përfol për një ndarje bashkëpunimi, duket se Top Channel i ka besuar sërish Grida Dumës emisionin më të rëndësishëm të aktualitetit.
Duma mori drejtimin e Top Storyt në marsin e vitit 2022, pak ditë pasi dha dorëheqjen si deputete e Partisë Demokratike.
