Ndryshon programi për Skënderbeu–Dinamo/ Sfida kalon në “Elbasan Arena…

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për ndeshjen Skënderbeu–Dinamo City. Sfida do të zhvillohet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ishte planifikuar të luhej në orën 18:30 në stadiumin “Skënderbeu”.

Në fazën e dytë të kampionatit, përballja Dinamo City–Skënderbeu do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.