Skënderbeu përforcon mbrojtjen/ 23-vjeçari Reild Kurti vishet “bardhekuq”

Skënderbeu ka prezantuar Reild Kurtin. Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte për herë të fundit pjesë e Korabit. 23-vjeçari ka luajtur edhe me AF Elbasanin e Teutën më parë. Po ashtu provonte eksperiencat me Besën e Lushnjën.

Kurti ka luajtur edhe me Shqipërinë U-21. Për të do të jetë hera e dytë në Abissnet Superiore pas paraqitjeve me Teutën.

“Reild Kurti zyrtarisht bardhekuq. Mbrojtësi 23 vjeçar vjen me eksperiencë nga kampionati shqiptar. Suksese”, shkruan Skënderbeu.