U kapën me Cann@bis ndërsa tentuan ta hidhnin nga makina/ Arrestohen 2 të rinj në Devoll…

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetasit që e posedoin me qëllim shitjen.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Korçë, finalizuan operacionin e koduar “Befasia 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Bilisht dhe Sh. D., 27 vjeç, banues në fshatin Eçemenik.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar në rrugën e fshatin Eçemenik, automjetin me drejtues shtetasin H. C. dhe pasagjer shtetasin Sh. D. Gjatë kontrollit u gjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën kanë tentuar ta hedhin nga automjeti i tyre, në momentin që janë afruar punonjësit e Policisë.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. C., u gjet një qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Sasi e lëndës narkotike, farat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

i’m Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.