Protesta e 95-të/ Protestuesit paralajmërojnë Ramën: “Më 7 shtator do të ikësh me helikopter…

Ndryshe nga dje, qytetarët zgjodhën që në ditën e 95-të të protestës të vijojnë me fjalimet para Kryeministrisë, nga ku kërkojnë lirimin e personave që u arrestuan pas tensioneve të djeshme. “I bëjmë thirrje Policisë të lirojnë ata që janë ndaluar, sepse nuk janë kriminelë!” është shprehur një qytetar i pranishëm në protestën e 95-të.

Duke vijuar me fjalën e tij, qytetari u shpreh se dje njerëzit i treguan se kush e drejton vendin, duke i mohuar kështu Ramës qeverisjen. Ndërsa shtoi se Policia e Shtetit ka marrë urdhra për arrestimet e djeshme. Sipas tij Rama u tremb nga grumbullimi i njerëzve, të cilët dje bllokuan për afro dy orë në zyrën e tij. 

Sot, protestuesi paralajmëroi se me 7 shtator që përkon me ditën e 100-të të kësaj proteste, qytetarët do të rrethojnë të gjithë Kryeministrinë duke shtuar se do e detyrojnë Ramën të ikë nga zyra e tij me helikopter, ndryshe nga dje kur u largua me makinën e tij.  

Dje i dolëm përballë Edi Ramës dhe i treguam se ne nuk ikim derisa të ikësh ti! Është detyra jonë që t’i dalim përpara e t’i rrethojmë se ky vend nuk qeveriset prej tij! Dua t’i  them Ramës ajo që pe dje nuk është asgjë. Më 7 shtator, në ditën e 100-të të kësaj proteste i bëj thirrje që të rrethojnë të gjithë Kryeministrinë. Nëse dje bllokuam disa hyrje, me 7 të bllokojmë kryeministrinë dhe të bëjmë Ramën të largohet me helikopter” shtoi më të tej qytetari.

Ashtu siç raportuam dhe paraditen e sotme, si pasojë e përplasjeve të një nate më parë, 14 protestues janë arrestuar. Mes tyre mësohet se janë Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena. Ndërkohë tre të tjerë janë proceduar penalisht.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.