Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen kokë më kokë, 2 gra të plagosura…

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, konkretisht në segmentin e Qafë Plloçës. Dy automjete që lëviznin në drejtime të kundërta janë përplasur, pasi njëri prej tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin që vinte përballë.

Si pasojë e aksidentit, dy shtetase kanë mbetur të dëmtuara. Ato janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.