Protestuesit pikasin Belinda Ballukun dhe e ndjekin në rrugë (VIDEO)

Gjatë ditës së 106-të të protestës kundër qeverisë, disa protestues kanë pikasur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, teksa ajo po shoqërohej nga një grua dhe po i drejtohej automjetit të saj.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, protestuesit e kanë ndjekur Ballukun për disa metra, ndërsa i janë drejtuar me thirrje dhe akuza.

Në një moment, një prej protestuesve i drejtohet Ballukut edhe me thirrjen: “O hajdute, te cila vilë do të shkosh?”.

Situata zgjat për pak çaste, ndërsa Balluku vijon drejt automjetit të saj e shoqëruar nga gruaja tjetër. Në momentin që makina largohet, protestuesit vijojnë me brohoritjet kundër saj dhe qeverisë.

Pamjet poshtë flasin vetë: