Veliaj mbetet në burg/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirim…

Gjykata e Lartë ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese ka vendosur të mbajë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

Çështja u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, pasi Gjykata Kushtetuese e kishte rikthyer dosjen në Gjykatën e Lartë dhe kishte kërkuar rishqyrtimin e masës së sigurisë. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të thotë se Veliaj vijon të mbajë njëkohësisht mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe të qëndrojë nën masën “arrest në burg”.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar:

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.

Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”-thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.