Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në Sarandë. Skëndaj ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, do marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Skëndaj u plagos pa pasur lidhje me ngjarjen, por duke qenë një kalimtar i rastësishëm. Në atentat u ekzekutua Artan Myrtaj, 44 vjeç, person me të shkuar problematike.
Ky i fundit sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë.
Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 44 vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”.
