Maliq/ Harroi të ngrinte frenot e dorës, 44-vjeçari zihet poshtë nga Mercedesi

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”. Sipas të dhënave paraprake të policisë, shtetasi Igli Kllogjeri, 44 vjeç, ishte duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij privat, kur mjeti ka lëvizur papritur. Dyshohet se automjeti nuk ishte siguruar me frenën e dorës dhe, si pasojë, ka lëvizur duke e zënë poshtë 44-vjeçarin.

Pavarësisht ndërhyrjes, plagët e marra kanë rezultuar fatale dhe 44-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Ngjarja ka tronditur banorët e lagjes “Krastafilak”, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e saj.

Çfarë tha policia:

Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.