Skënderbeu përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Teutës, e cila do të zhvillohet sot më 10 tetor, në orën 18:30, në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët synojnë të ruajnë kreun e renditjes, ndërsa korçarët kërkojnë një rezultat surprizë për të dalë nga situata e vështirë në kampionat.
Korçarët e shohin këtë sfidë si një mundësi për të ndryshuar ecurinë dhe për të marrë pikë të rëndësishme.
Tifozët presin që skuadra të tregojë karakter në fushë, të rikthejë shpirtin luftarak dhe të dëshmojë se meriton më shumë sesa vendi që mban aktualisht
Formacionet e mundshme:



