Ahmataj pas humbjes ndaj Teutës: “Nuk na përballojnë dot, po na ndëshkojnë me faulle, po shohim çudira

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj, ka komentuar humbjen ndaj Teutës, duke u ndalur te vështirësitë e skuadrës së tij në këtë fillim kampionati, mungesa e eksperiencës mes lojtarëve dhe ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve.

“Nuk do flas, do them vetëm diçka, që të gjithë që luajnë kundër nesh, kanë marrë të kuq. Do të thotë që janë kursyer dhe i marrin në fund. Sepse djemtë po bëjnë një periudhë me një ritëm të lartë. Rezultatet kanë munguar, por nuk na përballojnë dot dhe mundohen me faulle që nuk ndëshkohen. Po shohim çudira.

Të gjitha skuadrat ndryshojnë sistemet e lojës brenda lojës dhe automatizmat janë të shfaqur në dy mënyra.

Futbolli sot është bërë aq fluid, sa është bërë shumë e vështirë, pasi skuadrat përdorin shumë sisteme brenda lojës. Por ne përdorim vetëm dy sisteme, 4-2-3-1 dhe 5-3-2, i detyruar nga brishtësia e repartit të mbrojtjes që kemi. I kushtëzuar, detyrohesh të ndryshosh. Ne kemi bërë një skuadër për të ndërtuar dhe në pozicionet korrekte që kanë lojtarët, t’i dalin për zot pozicionit të tyre.

Kjo ka kosto. Linja e mbrojtjes është delikate, dy janë shqiptarë, dy të huaj, duan kohë të lidhen e të performojnë.

Kjo ka ndikuar edhe në atë që kemi bërë ndryshimin për t’i ruajtur dhe për ta çuar skuadrën siç e patë në pjesën e dytë. Kjo do të kristalizohet, se kemi ndërtuar ekipin për 4-2-3-1, por në këtë situatë që jemi duhet t’i shërbejmë më shumë skuadrës për të qenë më të sigurt.

Ne kemi zhvilluar gjashtë takime, pesë jashtë.

Kjo, dashje pa dashje, është e vështirë. Është fillimi i kampionatit, një skuadër e re dhe patjetër do të kishte vështirësi. Duke i shtuar edhe këto ndeshje jashtë, janë bërë më të mëdha. E pamë që në ndeshjen në shtëpi ne e dominuam dhe patëm shumë raste. Kjo është çështje kohe, momenti e besimi, që do të vijë gradualisht duke kaluar ndeshjet.

Por nuk ka kaluar ende java e gjashtë dhe diferencat e skuadrave, duke përjashtuar tri të parat, janë 3-4 pikë.

Unë shoh këtë tjetrën, që skuadrës sonë çdo javë i dalin kundër me kartonë të kuq. Shumica janë ndërhyrje që ndalojnë lojën tonë të shpejtë në kundërsulme”, tha Ahmataj për RTSH pas ndeshjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.