Dhimbje e trishtim/ Sot varr*sen motër e vëlla që u vr*në të Premte

Dhimbje e pikëllim i madh kanë përfshirë familjen Bugujevci dhe gjithë të afërmit, pas vrasjes tragjike të Nafije dhe Egzon Bugujevcit, motër e vëlla që humbën jetën të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Sot, e diel, më 11 tetor 2026, në orën 15:40, në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit dy viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas informacioneve të bëra publike, i dyshuari për vrasjen, ish-bashkëshorti i Nafijes, është vetëdorëzuar në organet e rendit, ndërsa arma e zjarrit e dyshuar si e përdorur në rast është sekuestruar.

Nga kjo ngjarje tragjike është plagosur edhe xhaxhai i viktimave, i cili, sipas informacioneve të fundit të përcjella, ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vrasja e motrës dhe vëllait ka lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që i njohën. Sot, në Pozheran, familjarë dhe të afërm do të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit Nafijes dhe Egzonit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.