E rëndë në Kretë/ 58-vjeçari sulmohet me thikë në banesë, në kërkim një 17-vjeçar

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës, Greqi. Policia greke është vënë në kërkim të një 17-vjeçari, i cili dyshohet se është i përfshirë në ngjarje. Sipas informacioneve paraprake, shqiptari, i cili jeton në zonë së bashku me familjen e tij, është sulmuar brenda banesës.

Ai ka marrë dy plagë me thikë në bark dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI), ku po merr trajtim mjekësor.

Pas plagosjes, 58-vjeçari u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë. Për shkak të plagëve, mjekët vendosën transportimin e tij me ambulancë drejt spitalit universitar në Heraklion, i shoqëruar nga një mjek, për të marrë kujdes të specializuar.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia po kërkon 17-vjeçarin e dyshuar dhe po përpiqet të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi sulmi, si dhe motivet që mund të kenë çuar në plagosjen e shqiptarit.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar zyrtarisht për motivin e sulmit apo për marrëdhënien mes të plagosurit dhe të dyshuarit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.