Aktivistja Jesmina Sengla ka kritikuar ashpër qeverinë për menaxhimin e protestave studentore, duke e cilësuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog si kontradiktore me reagimin e policisë në terren.
“Në darkë hamë dajak nga policia, në mëngjes kemi një kryeministër që na fton në dialog, ndërsa në drekë na akuzon për gjithçka”, u shpreh Sengla në një debat televiziv.
Ajo theksoi se pas 135 ditësh të “Revolucionit Flamingo”, studentët kanë humbur besimin te mazhoranca, ndërsa kritikoi edhe takimet e nismës “Prania Besnike”, të cilat, sipas saj, nuk po sjellin përgjigje konkrete për kërkesat e protestuesve.
Sengla përfundoi se mekanizmat e dialogut nuk po u shërbejnë qytetarëve, por interesave të mbështetësve të partisë në pushtet.
