Protestuesit kalojnë në nivel tjetër/ Hedhin kunja metalike të çajnë gomat e fugonëve të policisë

 Protesta e zhvilluara në kryeqytet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Protestuesit kanë hedhur kunja metalike në rrugë, të cilat synonin të shponin gomat e automjeteve të policisë.

Ngjarja vjen në një kohë kur situata në rrugët e Tiranës është tensionuar, ndërsa forcat e policisë kanë ndjekur grupet e protestuesve në disa zona të kryeqytetit.

Raportimet bëjnë me dije se gjashtë furgonë policie janë përfshirë në ndjekjen e protestuesve, ndërsa ndaj turmës është përdorur ujë me presion.

Hedhja e kunjave metalike në rrugë përbën një rrezik të mundshëm për qarkullimin e pasi sende të tilla mund të shkaktojnë dëmtime të gomave dhe humbje të kontrollit të mjetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.