Thirrje, pankarta dhe mobilizim në rrugët e kryeqytetit. Studentët i janë bashkuar protestës në Tiranë, duke sjellë në vëmendje kërkesat e tyre për ndryshime në arsim dhe kundërshtimin ndaj korrupsionit.
Pas ditësh protestash në universitete dhe qytete të ndryshme të vendit, të rinjtë janë mbledhur në kryeqytet për t’i dhënë më shumë zë lëvizjes së tyre.
Tubimi i 24 tetorit u shoqërua me pjesëmarrjen e grupeve studentore, ndërsa mbështetje kanë shprehur edhe pedagogë, sindikata dhe përfaqësues të profesioneve të tjera.
