Gazetari Korçar Agim Xhafka ka rrëfyer një takim të papritur me deputeten e pavarur Marjana Koçeku në zonën e Bllokut në Tiranë, duke shprehur hapur respektin e tij për qëndrimet e saj politike.
“Po ecja në trotuar te Blloku. Përballë deputetja Mariana Koçeku.
Ajo shih, unë shih dhe sa u afruam:
-Zotni Agimi?
-Po, Marianë.
E përqafova. Sa do i thoja, bijë, vura re që ishte më e vogël. Thuajse sa mbesa ime në USA. Ndaj nuk u vonova:
-Po të quaj mbesë! Ok?
Qeshi. E pranoi dhe shtoi:
-Që në gjimnaz i kam ndjekur postimet e tua në fb.-më tha.
-Unë ndjek opozitën tënde dhe të admiroj për…
-Për?
-Për kurajën që u largove nga ajo fole gjarpërinjsh dhe për mendimin tënd kristal. Plot logjikë dhe argument.
E përqafova sërish. Kam bindje që kjo “mbesa” ime do të jetë një bijë e bekuar për vendin tim. Lutem e do të lutem për këtë burrneshë. Pa pushim…”
