“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por të dua pa fund”/ Dedikimi emocionues i Çiljetës për djalin e burrit

Artistja e njohur Çiljeta Xhilaga ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për ditëlindjen e Bekos, djalit të partnerit të saj, Alban Hoxha.

Përmes një postimi në Instagram, Çiljeta i ka dedikuar fjalë zemre, duke theksuar se edhe pse nuk e ka sjellë vetë në jetë, ka pasur privilegjin ta rrisë dhe ta dojë si fëmijën e saj.

“Dashuria nuk matet me gjak, por me zemër”, shkruan ndër të tjera artistja, duke shprehur dëshirën për të qenë pjesë e çdo hapi të jetës së tij.

Çiljeta është nëna e Fernandos dhe prej vitesh ndan jetën me portierin Alban Hoxha, duke krijuar një lidhje të veçantë edhe me djalin e tij, Beko.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.