“Jemi me Shadow Ban, na ka bllokuar shteti”/Aktivisti Arian ngre alarmin: “Jemi në komunizëm”, reagon edhe për ardhjen e trenit në Shqipëri

Aktivisti Arian ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si “Shadow Ban” ndaj portaleve dhe faqeve të aktivistëve që protestojnë dhe denoncojnë zhvillimet në vend. Ai pretendon se faqet e tyre po përballen me kufizime në shpërndarjen e përmbajtjeve, duke bërë që postimet të mos arrijnë te e gjithë audienca.

“Jemi me Shadow Ban”, shprehet Arian, duke akuzuar shtetin se po kufizon dukshmërinë e faqeve të portaleve dhe aktivistëve që marrin pjesë në protesta.

Gjatë reagimit të tij, ai përdor edhe një shprehje të fortë: “Jemi në komunizëm”, duke ngritur pikëpyetje mbi lirinë e shprehjes dhe mundësinë për të përcjellë informacionin te qytetarët.

Ndër të tjera, Arian ndalet edhe te ardhja e trenit në Shqipëri, duke e përmendur si një zhvillim që po diskutohet, në të njëjtën kohë kur, sipas tij, zërat kritikë po përballen me vështirësi për të arritur publikun.

Aktivisti u bën thirrje ndjekësve që të komentojnë dhe të shpërndajnë postimet, me qëllim që përmbajtjet të marrin më shumë ndërveprime dhe të arrijnë një audiencë më të gjerë përmes algoritmeve të rrjeteve sociale.

“Komentoni dhe shpërndajeni”, është apeli i Arianit për ndjekësit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.