E FUNDIT në Korçë! Furgoni përplaset me autobusin në terminali(Video)

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës, brenda ambienteve të terminalit të autobusëve, ku një furgon është përplasur me një autobus.

Në pamjet nga vendngjarja shihet prania e policisë, e cila ka mbërritur për të ndjekur situatën dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.