Kapshticë/ Çfarë iu gjet Italianit në makinë? Dogana i bllokon …

Punonjësit e Degës Doganore të Kapshticës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në një automjet që po hynte në territorin shqiptar, gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën kufitare.

Gjatë kontrollit të automjetit, me drejtues një shtetas italian, shërbimet doganore konstatuan sasi medikamentesh mjekësore dhe parfumesh, të cilat tejkalonin kufirin e lejuar për përjashtimin nga detyrimet doganore për mallrat që udhëtarët mbajnë në bagazhin personal.

Në përfundim të verifikimeve, mallrat u bllokuan nga autoritetet doganore dhe u depozituan në magazinën doganore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Dega Doganore e Kapshticës bën me dije se kontrollet do të vijojnë me qëllim parandalimin e shkeljeve doganore dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.