“Zhapik”! Egla Ceno shpërthen ndaj Kostana Moravës pas dyshimeve për paratë e Erindit

Aktorja Egla Ceno ka reaguar publikisht ndaj gazetares Kostana Morava, duke e ironizuar këtë të fundit përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Reagimi i Cenos vjen pasi gazetarja Morava ngriti dyshime lidhur me fondet e mbledhura për Erind Goçlarin, 17-vjeçarin që u gjobit nga policia me 5 milionë lekë të vjetër pas pjesëmarrjes në protestë.

Në reagimin e saj, Egla Ceno nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat ndaj gazetares, duke shpjeguar edhe arsyen pse nuk pranoi të përfshihej në një debat televiziv me të.

“Arsyeja pse unë nuk humba kohën time me këtë lloj zhapiku në një debat televiziv, është se nuk dua të kthej nga pushimet atë Eglën që shumica prej jush njihni”, shkruan aktorja.

Ndërkohë, historia e Erind Goçlarit ka prekur shumë qytetarë shqiptarë. 17-vjeçari ka humbur të ëmën dhe jeton në kushte të vështira ekonomike së bashku me të atin, motrën dhe vëllanë. Familja mbështetet kryesisht te një pension modest KEMP-i.

Pas apelit për ndihmë, qytetarët janë solidarizuar masivisht, duke mbledhur deri më tani më shumë se 150 mijë euro. Nevoja kryesore e familjes mbetet ndërtimi i një banese dinjitoze, ku Erindi dhe familjarët e tij të mund të jetojnë në kushte më të mira.

Reagimi i Egla Cenos ka rikthyer në vëmendje jo vetëm historinë e 17-vjeçarit, por edhe debatin mbi solidaritetin qytetar dhe transparencën e fondeve të mbledhura për familjen e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.