Gjendja e rrugës së Teqesë së Turanit në Korçë vijon të jetë shqetësuese për qytetarët, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për përmirësimin e infrastrukturës ndersa ajo eshte e mbuluar nga balta dhe gropat.
Përballë kësaj situate, qytetarët bëjnë thirrje për ndërhyrje nga Bashkia Korçë, duke kërkuar që ky problem të marrë vëmendjen e duhur dhe të mos mbetet më gjatë pa zgjidhje.
Sipas shqetësimeve të tyre, kjo rrugë ka nevojë për investim dhe rikonstruksion, në mënyrë që të garantohet një qarkullim më i sigurt dhe kushte normale për të gjithë përdoruesit e saj.
Qytetarët kërkojnë që Bashkia Korçë të reagojë dhe të marrë masat e nevojshme për riparimin e rrugës së Teqesë së Turanit.



