Mitropoliti i Korçës, Anastas, ka reaguar publikisht ndaj një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Taulant Balla, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”. Në videon e shpërndarë nga Balla shfaqet një fragment nga një film i realizmit socialist, ku përcillet mesazhi se “Perëndia di çdo gjuhë”.
Reagimi i Mitropolitit Anastas ka ardhur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai kritikon atë që e cilëson si kontradiktë mes promovimit të gjuhës shqipe dhe politikave që, sipas tij, po kontribuojnë në shpopullimin e vendit.
Duke iu referuar mesazhit të videos dhe përdorimit të saj në një kontekst patriotik, Mitropoliti shprehet se nuk mund të promovohet patriotizmi në ditë festash, ndërkohë që Shqipëria po përballet me largimin e qytetarëve.
“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç Shqipes dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste.
Nuk i përdhosni dot klerikët orthodhoksë me filma të realizmit socialist z. Balla”, shkruan Mitropoliti Anastas.


