Category Archives: LAJME

Kur të jesh mërzitur shumë

 

Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

Këtu s’do jem, do jem larguar:
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët. 

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do rrijë i heshtur
Një qipariz si murg i ngratë. 

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë,
Atje do jem i fshehur unë,
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë. 

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.

Pogradeci ne vitin 1981, foto te rralla nga gazetari Italian Onide Donati

Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore, në bregun jugperëndimor së liqenit të Ohrit. Qyteti numëronte rreth 38,000 banorë në vitin 2009. Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bënë pjesë në qarkun e Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe shtrihet në bregun e liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.

Moli i qytetit

Turizmi i vjeter

Pogradeci është rrethuar nga fshatrat Tushëmisht në lindje, Buçimas në juglindje, Gështenjas në jug, Verdovë në perëndim dhe Memëlisht në veriperëndim. Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 12.3 °C. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730 milimetra.

Prane turizmit te ri

Grupi nismetar qe krijoi Skenderbeun 10 vjet me pare,duhet te rimare perseri nismen per ta bere zgjidhjen me te mire !

Formatimi i klubit Skenderbeu “me struktura organizative te nivelit bashkekohor europian,eshte merite e grupit nismetar qe 10 vjet me pare,investoi jo vetem moralisht e ekonomikisht,por sidomos ne vizionin e klubit,duke hedhur bazat e nje klubi me mendesi dhe mentalitet europian ..!

Anetaret e ketij grupi dhane me te miren e njohurive intelektuale te tyre.

Tifozeria Korcare edhe me gjere ,ka besim se ky grup nismetar ,qe formatoi dhe krijoi Klubin Skenderbeu,ne standarte europiane ,duhet te rimare perseri nismen per ta bere zgjidhjen me te mire dhe me te goditur pikerisht ne momentin e veshtire qe po kalon klubi ,si ne aspektin juridik qe eshte me prioritari,po ashtu edhe ne forcimin e disiplines ne strukturat organizative te klubit.

Mbi gjithcka duhet nje transparence per gjendjen financiare dhe perdorimit me shume kujdes nepermjet nje plani dhe programi pune qe te gjitha asetet dhe financat e klubit te shfrytezohen ne dobi dhe perspektive te tij….!

Lufte cdo disfatizmi dhe percarje per te rruajtur nje klub me standarte europiane.

Te duam Skenderbe,duam prej teje gjithmone trofe !

5000 VOTA minus !Partia Socialiste ne Korçë në rënie te lire. Shkërmoqet në mënyrë kapilare !

 

Kryetari i LRI-së Korce Petrika Mele deklaron se Korcaret refuzuan votimet moniste dhe Kryetarin sotiraq filo !

Në një postim në “Facebook”,Petrika Mele e cilëson ditën e djeshme fitore për Demokracinë Shqiptare dhe për Qytetin e Korces !

POSTIMI I TIJ

Votuan vetë ,numëruan vetë , vulosën vetë dhe përsëri

5000 VOTA minus ❗️

Partia Socialiste ne Korçë në rënie te lire ‼️

Shkërmoqet në mënyrë kapilare në çdo qender votimi ‼️

E dua Shqiperine, eshte toka jone; nga Marin Mema

Ky vend ka halle, ka probleme, ka shumë pamundësi, varfëri, padrejtësi, ka mungesa të shumta e shtetarë që duan ta rrjepin e ndukin, që e dhunojnë e grabisin, por prapë është vendi ynë, është historia, tradita, trashëgimia, kultura e të parë tanë, është dhimbja, loti, pasioni, dashuria, fëmijëria, rrudhat, kujtimet, malli, emocionet, gjaku ynë!!! Është toka jonë ! E dua Shqipërinë .