Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, ku një 74-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit me inicialet Th. K.
Sipas informacionit paraprak, gjatë shpërthimit i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas Policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të bombolës së gazit.

